Categories Kulture

Lamtumirë ‘Artistes së merituar’, Paja: Më shumë vëmendje për këta njerëz me kontribut kaq të madh

Artistja që jetën e saj ia dedikoi skenës teatrore, Marika Kallamata, nuk do të jetë më midis nesh. Përreth dy orë familjarë, miq edhe kolegë e nderuan në homazhet që u mbajtën për të tek Artubina, skenë të cilën artistja Marika Kallamata s’u ngjit asnjëherë në të. Por, aktroja do të mbahet mend edhe nga fëmijët e viteve ’90, si ‘Gjyshja e përrallave” në ekran

 “Marika Kallamata ishte nga ato artiste, të cilat rrallë se i vijnë kombit tonë. Ajo ishte një artiste shumë e madhe me role shumë të vogla. Ajo me pasionon, dëshirën edhe talentin e saj, i bënte të padallueshme nga rolet kryesor”, shprehet aktori Luftar Paja.

Në hollin ku qëndronte arkmorti e nderuan edhe artistët më në zë, si Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Ndriçim Xhepa edhe Rajmonda Bulku. Janë ekspozuar aty edhe disa fotografi bardhezi të aktorëve të njohur shqiptarë, ku mes tyre shquajmë një foto të Marika Kallamatës së bashku me aktorin Sandër Prosi në shfaqjen “Intrigë e dashuri”, rol i vitit 1957 në Teatrin Kombëtar. Nuk mungon as xhaketa e zezë dhe fustani i saj “Me gjithë vlerësimet që i bëjnë artdashësit edhe instancat duhet që të tregojnë pak kujdes për këta njerëz që kanë dhënë kontribut kaq të madh, në mbi një gjysëm shekulli”, thotë Paja. Aktorja Marika Kallamata u lind në Fier edhe u shua në moshën 89-vjeçare. Numëron rreth 100 role në teatër edhe kinematografi, si tek “Streha e të harruarve” edhe “Një baba tepër” edhe është vlerësuar me titujt “Naim Frashëri” dhe “Artiste e Merituar”.v.d./r.k./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME