Categories Lajme

Shuhet nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta Prof. Maksim Cikuli. Ai njihet për kontributin e tij si mjek dhe pedagog i gjenetikës. Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare. Ai është themeluesi i shërbimit të vetëm kombëtar të gjenetikës në Shqipëri, ndërsa si politikan, shërbeu në poste të rëndësishme në qeveritë e Partisë Demokratike. I lindur në Korçë në vitin 1952, prof. Cikuli shërbeu si Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Ai ka qenë pjesë e forumeve drejtuese të PD që prej vitit 1994, si anëtar i kryesisë së PD, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe dy herë deputet në legjislaturën e viteve 1996 dhe atë të vitit 2001. Prof. Maksim Cikuli njihet si përfaqësues i nderuar i elitës qytetare dhe intelektuale të Tiranës, një zë i moderuar, që punoi me ndershmëri dhe mbrojti parimet e njeriut të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME