Categories Lajme

Shuhet Oficeri i Marinës Shqiptare Stefan Miho

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 ish-nënoficeri Bazës së Pashalimanit, Stefan Miho. Mësohet se ai është ndarë nga jeta në spitalin Sotiria në Athinë, pasi nuk arrti të fitoi betejën me Covid-19. Lajmin e humbjes e ka ndarë vëllai i tij, Aleko Miho, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

“U përpëlit me të për rreth dy muaj, ku një muaj ishte në terapi intensive, në spitalin Sotiria në Athinë, por nuk ja doli dot! Ishte rreth moshës 80 vjeçare, por i forte, kujdesej shumë për jetën, edhe si ish ushtarak marine. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për gjithë përpjekjet e stafit spitalor për ta mbajtur në jetë”, shkruan prof. Miho.

Stefani ishte prind i 5 fëmijëve, të cilët i rriti në një periudhë shumë të vëshirë e plot peripeci. Punoi me ndershmëri dhe përkushtim për mbi 35 vite në Flotën Luftarake Detare në Pashaliman dhe Vlorë, deri sa doli në pension. Periudha e zymtë e tranzicionit shqiptar e detyroi të shkonte me gjithë fëmijët në mërgim. Për të gjitha këto, Stefani nuk reshti së shkruari në kujtimet e tij për Vendlindjen, për Jetën në ushtri, për Periudhën e 1997-ës, tre vëllime të cilat janë botuar prej disa vitesh; madje deri në çastet e fundit ishte duke shkruar kujtime nga jeta në mërgim. Ngushellime të thella Familjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME