Categories Showbiz

Shumë pranë të 60-tave, ja si ka ndryshuar Tom Cruise ndër vite

Filmi i tij i fundit, Top Gun: Maverick, ka thyer rekorde të njëpasnjëshme, duke e rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes në Hollywood, por në daljet e fundit publike, ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen ka qenë edhe pamja fizike e aktorit. Sidomos për faktin që për rreth 2 javë – saktësisht më 3 korrik – Tom Cruise do të mbushë plot 60 vjeç. Komentuesit në rrjetet sociale kanë mbetur të mahnitur me pamjen e aktorit amerikan, i cili vijon të shkëlqejë.

Sipas raportimeve në media, Cruise ka planifikuar dy festa gjigante për ditën e shënuar, një në Mbretërinë e Bashkuar dhe një tjetër në Shtetet e Bashkuara. Të ftuarit sigurisht do të transferohen nga një festë në tjetrën përmes avionit të tij privat.

Përveç pamjes së jashtme, ajo që ka rënë më shumë në sy është se aktori – i cili dikur ishte më i rezervuar dhe merrte pjesë shpesh në takimet e sektit fetar “Scientology” – tashmë preferon shfaqjet publike, festat dhe pjesëmarrjet në aktivitete të ndryshme sportive. Sipas miqve, pandemia e ka ndryshuar aktorin, duke e bërë të dalë nga “guaska”, për të shijuar më shumë statusin e yllit të kinematografisë dhe mundësitë që kjo jetë i ofron.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME