Categories Opinion

Shumë vijojnë “kontratën” me bosat që kutërbojnë era urinë e parfum/ Avokatja denoncon rastin e studentes

Avokatja Denisa Daka ka denoncuar në rrjetin social një rast se si një vajzë e re, nuk guxoi të vazhdonte betejën ligjore me punëdhënësin e saj, i cili në këmbim të mbajtjes në punë i kërkonte favore seksuale.

“Një vajze e re, pothuaj në moshën e vajzês sime, ish shantazhuar prej muajsh nga punëdhënësi i saj.

I duhej të studionte e të punonte njëkohësisht, pasi familja nuk mund ta suportonte financiarisht.

Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty”, shkruan avokatja në denoncimin e saj në rrjet.

Postimi i avokates Denisa Daka

Një vajze e re, pothuaj në moshën e vajzês sime, ish shantazhuar prej muajsh nga punëdhënësi i saj.

I duhej të studionte e të punonte njëkohësisht, pasi familja nuk mund ta suportonte financiarisht.

Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty.

Ky makth kish zgjatur për disa muaj rradhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq.

Kërkoi të niste një proçes gjygjësor kundra punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me proçedurat që do të ndiqeshin kundra tij, frikur nga pasojat u tērhoq të vijonte betejën ligjore, bërë një grusht përballë meje, nga hutimi e dhimbja bashkë.

Dhjetra mesazhe të printuara nga tel i saj për këtë qëllim i digjnin duart e zemrën bashkë kësaj njomëzake e cila sapo kish nisur me dëshirë e kureshti rrugëtimin e saj..

Nuk kish guxuar ta ndante me askënd këtë makth, nga frika se do të paragjykohej a do të humbte lidhjen me familjen a miqtë e saj.
Janë me dhjetra raste në fakt, kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhēnie seksuale.

Të pashpresa, të dhunuara, pa përkrahje posaçërisht, përgjegjëse në shumë raste për jetën e familjarëve të tyre, shumë gra dhe vajza i nënshtrohen pa dëshirë këtyre kushteve, për të mund të siguruar mbijetesën kryesisht.

Në një vend të egër si ky yni, gratë e vajzat me një historik dhune posaçërisht, të tjera tē braktisura nga familja a në nevojë ekstreme, me një barrë detyrimesh mbi supe, vijojnë “kontraten” me bosat e tyre të cilët kutërbojnë era urinë e parfum bashkë, duke mos patur asnje alternative tjeter.

Të pafuqishme për të denoncuar, me zemër të thyer e shpirt ndër dhëmbë, kujtojnë se përveç bukës së munguar në sofër, shantazhet apo presionet, kanosje e hapur për jetën, mund t’u marrin jetën sejcilës.

Nëse rrëmon në arkivat e komisariateve, mund të gjesh me qindra kallzime ndër vite depozituar per kete qellim, të cilat pasi flene për muaj me rradhë në sirtarët e akuzës, arshivohen e mbyllen njëra pas tjetrës “për mungesë provash” kryesisht..

Një tjetër njomëcake sot, vendosi të heshtë pêrfundimisht para fatit të saj të trishtë..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME