Categories Lifestyle

Shurupi i limonit – Receta për imunitet të fortë

Limonët, këto agrume të athëta janë shumë të mira për shëndetin e organizmit tonë. Ndonëse limonët nuk mund t’i hamë veçmas aq lehtë sa frutat e tjera, ato kombinohen shumë mirë me çdo ushqim. Vitaminat, sidomos ajo C,  dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme. Mënyrat e shijimit të limonit janë të shumta dhe të shëndetshme.

Limonin mund ta shtrydhni në ujë dhe ta pini në mëngjes, mund ta përdorni në sallata ose supa ndërkohë që lëkurën e tij mund ta përdorni në ëmbëlsira. Një nga mënyrat për të garantuar përdorimin e vazhdueshëm të tij, sidomos në kuzhinë, është shurupi i limonit që sugjerohet nga ekspertët e  AgroWeb.org

Përbërësit:

Gjysmë kilogramë limonë

5 lugë çaji limontoz

1 litër ujë

1 kg sheqer.

Përgatitja:

Futini limonët (por sigurohuni që të hiqni farat) në një mikser dhe përpunojini deri sa të grihen imët.

Në një enë tjetër të madhe, hidhni sheqerin, limontozin dhe ujin.

Përziejini mirë dhe më pas shtoni limonët e grirë imët.

Shurupi duhet të qëndojë në temperaturë ambienti për 24 orë dhe përziejeni me lugë herë pas here.

Të nesërmen, kullojeni shurupin, në varësi të preferencës tuaj.

Shurupin hidheni nëpër shishe qelqi dhe mbajini në një vend të freskët e në errësirë.

Shurupi i limonit që është plot e për plot me vitaminën C  serviret i ftohtë. `

Si Ta Përdorni Shurupin e Limonit

Këtë shurup të pasur me vitaminën C  ju mund ta përdorni për shumë receta të ndryshme.

Limonata, mjafton të shtoni pak ujë e akull.

Çaj të nxehtë, shurupi i jep shijen fantastike të agrumeve.

Akullorja, sidomos ajo me vanilje kombinohet shumë mirë me limonin.

Petulla por edhe ëmbëlsira të ndryshme.

Ujë, që ai të mos jetë i mërzitshëm dhe për më shumë shije.

Lëngje frutash dhe perimesh që kërkojnë limonin për një shije më të plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME