Categories Kuriozitete

Si bëhej mumifikimi? Studiuesit zbulojnë substancat që përdornin egjiptianët e lashtë

Shkencëtarët kanë zbuluar substancat dhe përzierjet që përdornin egjiptianët e lashtë për të mumifikuar të vdekurit. Të dhënat janë gjetur nga analiza molekulare e mbetjeve në enët e zbuluara në vitin 2016 në një varrezë të lashtë në Saqqara.

Studiuesit kanë zbuluar se egjiptianët e lashtë përdornin një shumëllojshmëri substancash për të lyer trupin pas vdekjes, për të reduktuar erërat e pakëndshme dhe për ta mbrojtur atë nga kërpudhat, bakteret dhe kalbëzimi. Materialet e identifikuara përfshijnë vajra bimore si dëllinja, selvi dhe kedri, si dhe rrëshira nga pemët e fëstëkut, yndyrën shtazore dhe dyllin e bletës. Këto të dhëna u gjetën në 121 enë, në rrënojat e një punishteje nëntokësore balsamimi, e cila u përdor në shekullin e shtatë dhe të gjashtë para Krishtit.

“U magjepsa nga këto njohuri kimike,” tha në një konferencë për shtyp Philipp Stockhammer, profesor i arkeologjisë prehistorike të Mesdheut Lindor në Universitetin “Ludwig Maximilian” në Mynih dhe bashkëautor i hulumtimit. “Ata… e dinin se çfarë substanca duhej të vendosnin në lëkurë – substanca antibakteriale, antifungale – për ta ruajtur lëkurën  sa më mirë pa pasur ndonjë sfond mikrobiologjik, pa ditur as për bakteret. Kjo njohuri e madhe u grumbullua me shekuj.”

Gjetjet gjithashtu përfshinin se substanca e referuar nga egjiptianët e lashtë si “antiu” dhe është përkthyer si temjan, ishte një përzierje e një sërë përbërësish të ndryshëm: një përzierje vaji kedri, vaji dëllinjë, selvi dhe yndyrna shtazore. Bashkëautorja Susanne Beck, një studiuese në Departamentin e Egjiptologjisë, tha se është e vështirë të dihet nëse substancat e gjetura, janë përdorur edhe në vende të tjera, sepse janë zbuluar shumë pak punishte balsamimi.

“Këto rrëshira ofrojnë prova të reja për rrjetet tregtare në distanca të gjata dhe ngrenë pyetjen se si dhe kur egjiptianët mësuan për këto rrëshira dhe morën një kuptim të specializuar të vetive dhe rëndësisë së tyre me mumifikimin,” tha Salima Ikram, një profesoreshë e shquar e Egjiptologjisë. Studimi i shkencëtarëve gjermanë dhe egjiptianë u botua në revistën shkencore “Nature”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME