Mundesite per reshje shiu kete te marte jane te pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 18ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 15C në 24ºC.
Era do të fryej në drejtim Verior- verilindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.
