Categories Lajme

Si do të përvëlohet Shqipëria nga temperaturat në gusht

Të gjithë ata qytetarë që nuk i kanë nisur ende pushimet apo sapo i janë drejtuar plazhit, janë kuriozë të dinë se çfarë ka “rezervuar” moti për muajin gusht. Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje telefonike në Neës24 tha se do të kemi një rritje graduale të temperaturave, duke bërë që gjatë fundjavës të luhaten nga 30 gradë celcius në zonat malore deri në 37 apo 38 gradë celcius në pjesën tjetër të territorit. Edhe pjesa e dytë e muajit gusht do të mbyllet me temperatura afër vlerave normale klimatike 32-33 gradë celcius.

“Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët por do të por pritet që të kemi rritje graduale të temperaturave duke bërë që gjatë fundjavës të luhaten nga 30 gradë celcius në zonat malore deri në 37 apo 38 gradë celcius në pjesën tjetër të territorit.

Në fakt kjo rritje e temperaturave vjen si pasojë e masave ajrore nga veriu i Afrikës, e cila është e fundit për këtë verë, duke bërë që temperaturat të mbeten të larta deri në mesin e muajit gusht. Pjesa e parë e muajit gusht do të mbetet me temperatura të larta, ndërsa parashikohet që të kemi një shkëputje me 2-3 ditë 15 ditëshin e dytë të gushtit duke bërë që të sjellin në rënie të temperaturave dhe kryesisht pjesa e dytë e muajit gusht do të mbyllet me temperatura afër vlerave normale klimatike 32-33 gradë celcius. Parashikohet që të kemi një zgjatje të verës por jemi herët për të dhënë një parashikim të përgjithshëm se sa do të zgjasë kjo verë”- tha Sinoptikania Adiola Bani për Nëws 24.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME