Categories Lajme

Si ndodhi aksidenti në Himarë/ Kapet shoferi, të rinjtë nga Durrësi ishin nisur me pushime

Nje dite pas aksidentit tragjik ne Piqeras, ku makina doli nga rruga e nga perplasja me nje mur mbeti i vdekur pasagjeri dhe dy persona te tjere, policia ka vene ne pranga drejtuesin e mjetit. Policia e Sarandes njoftoi sot se ka arrestuar ne flagrancë shtetasin Erti Bllaca, 35 vjeç, banues në Durrës.

“Pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës”.

Ngjarja  Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e djeshme në fshatin Piqeras të Himarës, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Burime zyrtare nga uniformat blu në Policinë e Sarandës bënë të ditur se të rinjtë ishin me pushime dhe po udhëtonin në drejtim të Sarandës, në momentin kur ndodhi edhe përplasja fatale. Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit, ndërsa ekspertët rrugorë nisën hetimet për dokumentimin e aksidentit.

Aksidenti i rëndë u shënua në fshatin Piqeras të Himarës, ndërsa automjeti me targa të Durrësit, brenda të cilit ndodheshin tre persona, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Sipas dëshmive të marra në vendin e ngjarjes, Policia tha se përplasja ishte e fortë. Për pasojë, një 34-vjeçar që udhëtonte si pasagjer humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere tjetër mbetën të plagosur. Viktima është identifikuar si shtetasi Armand Asllani.

Trupi i pajetë i tij është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa të plagosurit Erti Bllaca dhe Aurora Kalemi janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas bluzave të bardha, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe kreu veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor SarandëPiqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip ‘Citroen’, me drejtues shtetasin E.B. dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri A.A., 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B. dhe pasagjerja tjetër A. K. janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Aksidentet rrugore kanë prodhuar një bilanc të lartë viktimash gjatë muajve të verës, ku në pjesën më të madhe të rasteve, shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit, por edhe infrastruktura e dëmtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME