Categories Lajme

Si përdoren në Angli shqiptarët të emigruar për një jetë më të mirë

Po të shohësh në Londër është e vështirë t’i dallosh, por skllavëria është një industri kriminale që po lulëzon në Britaninë moderne. Viktimave u premtohet një jetë e re, por më pas shfrytëzohen dhe shpeshherë kanë frikë për jetën. Vitin e kaluar, një rekord prej 10 mijë e 600 personash u identifikuan si viktima potenciale të skllavërisë moderne këtu në Britani. Një rritje me 50 për qind krahashuar me 2018-n.

Shfrytëzimi në punë është forma më e zakonshme e abuzimit me shumicën e viktimave që vijnë nga Shqipëria dhe Vietnami. Viktimat mund të përfundojnë në sallone bukurie, lavazhe automjetesh, ferma dhe fabrika. Shoqata e bamirësisë Hestia, që mbështet të mbijetuarit e këtij fenomeni, druhet se mund të ketë më shumë të shfrytëzuar teksa masat ndaj koronavirusit lehtësohen.

“Të gjitha bizneset do të lejohen të hapen sërish, ndaj numri i personave që shfrytëzohen në këto industri do të fillojë të rritet. Dhe rreziku është më i lartë duke patur parasysh se bizneset dhe punëdhënësit mund të mos kenë para për t’u dhënë rrogat e tyre dhe gjithçka tjetër”, shprehet Ellad Read nga ekipi për Reagimin ndaj Skllavërisë Moderne, “Hestia”. Dhe “Hestia”, që sapo ka hapur këtë shtëpi të sigurtë për të mbijetuarit, nuk mundon se kufizimet e udhëtimeve do të ndalin trafikantët.

“Për fat të keq ata do të gjejnë mënyra më kreative për të transferuar individët nga njëri vend në tjetrin, apo edhe për t’i sjellë këtu në Britani, ku mund të ketë rrezik për vetë shtetasit britanikë”, shprehet znj. Read. Mbretëria e Bashkuar ka avancuar përpjekjet për t’iu përgjigjur fenomenit, por kritikët thonë se ligjet e miratuara në 2015-n nuk po përdoren mjaftueshëm. Nancy është një e mbijetuar e skllavërimit që mbështet të tjerët. Ajo thotë se viktimave u duhet dhënë statusi ligjor për të qëndruar në Britani. “Kjo do të ndihmonte të mbijetuarit të rindërtojnë jetët e tyre pasi statusi ligjor është aty ku fillon liria për këta individë. Pa statusin ligjor, të mbijetuarit ndodhen në statuse më të cenueshme dhe përballen me trafikimin dhe shfrytëzimin për herë të dytë”, tha Nancy.

Unmesh Desai, politikan laburist, mbikëqyr luftën kundër krimit në kryeqytet. “Shumë pak procedime janë bërë në kuadër të Aktit për Skllavërinë Moderne dhe duhet të ketë më shumë ndërveprim. Është bërë pak dhe duhet të bëhet shumë më tepër”, tha Desai, kryetar i komisionit parlamentar për policinë dhe krimin. Me kohët e vështira ekonomike dhe trafikantët që përpiqen të përfitojnë nga pandemia, skllavëria moderne do të vijojë të jetë një plagë për Britaninë./euronews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME