Categories Politike

“Emrat nuk do i dini kurrë”- Dhimitri i kthehet Lleshajt

Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri, iu përgjigj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha i bindur në interpelancë se emrat e policëve që ishin të pranishëm në operacionin kur u shemb Teatri “nuk do i merrni kurrë”. Nga foltorja e Kuvendit, Dhimitri citoi ligjin , ndërsa u shpreh se punonjësi i policisë mbanë përgjegjësi individuale për lirshmërinë e çdo veprimi dhe se e ka detyrim ligjorë të pajiset gjatë operacionit me dokumentin dhe medaljonin zyrtar të identifikimi. Po ashtu Dhmitri shtoi se mospranimi për të dhënë identitetin e policëve të përfshirë në operacion “shton dyshimet nëse në operacion kanë qenë persona të infiltruar nga struktura kri minale”.

“O z. Ministër që u mërzitët për trishtimin tim, por vetëm bara
bari e godet popullin e tij, Unë trishtohem për paaftësinë tuaj për menaxhimin e kësaj situate. Dhu na të denigron fizikisht e moralisht. Dhe në këtë foltore përdorët termin shumë, se për ju ajo është e ligjshme. Çfarë përfaqëson për ju dhunë, kur persona të maskuar që ne nuk e dimë nëse janë vërtetë policë, apo individët të infiltruar nga struktura kriminale, godasin protestues. Cili është agresioni i këtyre personave që mbrohen vetëm me duar. Për raste të tilla, (tregon foton e protestuesit të dhunuar), në SHBA nisën protestat. Folët për deklarata patetike për hedhje kapelash, në SHBA u hoqën kapelat e dhe u bashkuan me protestuesit policët.

Të drejtat e njeriut janë të pandashme universale ndërsa detyrimet e shtetit janë të mbrojë të drejta e njeriut, t’i promovojë. Përdorimi i forcës duhet të ketë vetëm proporcional. Ju keni thënë në daljet tuaja publike: Punonjësi i policisë ka të drejtë të ushtrojë dh unë në dobi publike”. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat. Ju bëj me dije se dhuna është e ndaluar me ligj. Shteti që ju drejtoni z.ministër është i dhunshëm dhe duhet të merren masa për ndalimin e kësaj dhune. Nuk na duhen numrat e identifikimit, apo jo z. Ministër.

Punonjësi i policisë detyrohet të respektojë Kushtetutën, mbanë përgjegjësi individuale për lirshmërinë e çdo veprimi apo mos veprimi të tij, gjatë kryerjes së detyrë. Ka detyrim të përdore uniformen shenjat dhe kodin e policisë vetëm gjatë ushtrimit të detyrës. Pajiset me dokumentin dhe medaljonin zyrtar të identifikimit. Ju bën me dije z.ministër se ju kam dërguar kërkesën për informacion të detajuar, ku kërkoj listën e punonjësve të pranishëm në datë 17 maj 2020. Vazhdoni të shtoni dyshimet nëse gjatë operacionit kanë qenë të pranishëm oficerë policie apo individë të infiltruar nga organizata kr iminale.

Kjo interpeklacë ju ngarkon me përgjegjësi ligjore, duhet të fillojë hetimi për respektimin e ligjit. Po ashtu kjo interpelancë ka për qëllim t’ju vë në dijini se në Republikën e Shqipërisë, sa kohë ekzistojnë ligjet, duhet respektuar. Vendosja e numrave të identifikimit janë për t’u distancuar nga abuzuesit e ligjit. Interpelanca është për të mbrojtur policinë e jo për ta hedhur në rrugë.

Meqë thoni që numrat nuk do i kemi kurrë, hajde të heqim edhe targat e makinave e numrat e tjerë, se çfaraë na duhen? Respektoni ligjin. Përse forcat RENEA kanë qenë të përfshira në atë operacion, a e keni një përgjigje? Janë përdorur në kundërshtim me ligjin sepse përdor kundër pengmarrësve dhe terr oristëve. Po cilët ishin pengmarrësit këtu? Ju po instaloni këtu diktaturën.  A jeni i informuar z. Ministër për proceduarat për shembjen e teatrit? Nëse po, na vini në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm të procedurës së ndjekur nga bashkia. Në fund të kësaj interpelance ku u kërkua zbatimi i ligjit, besoj se të gjithë jemi të bindur për kapjen e policisë nga prangat e pushtetit.

Në polici dhu na nuk kursehet as ndaj grave e fëmijëve. Aktet bar bare të dhu nimit të 15-vjeçarit, ndërsa policia shënjestron modelin e nënës, ky është modeli diskriminues që policia i ofron qytetarëve përmes shenjëstrimit të familjeve. Ju mjaftohemi me ndjesën e Veliut, ndjesë e urdhëruar për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, ndërsa ne që kërkojmë drejtësi, ne qenkemi moralistë. Me dhimbjen e 15-vejcacres që u dh unua nga roja e shkollës, kjo demonstron klimën e pasigurt ku studiojnë fëmijët tanë, Si i justifikoni rastet e pedofilisë ne vendin tonë ku drejtori i policisë mjaftohet me ndjesa ndërsa ministrja e arsimit hesht”, tha Dhimitri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME