Categories Lifestyle

Si përgatitet boza?

Boza përbëhet nga mielli i misrit, uji, tharmi dhe sheqeri. Nëse sheqeri zëvendësohet me mjaltë, atëherë do të përftohej pije e cila nuk do të jetë vetëm freskuese, por edhe ushqyese.

Përbërësit:– 500 g miell misri,– 5 litra ujë të vakët,– 20 g tharmë buke– 500 g sheqer

Përgatitja: Në një enë (tenxhere) matet mielli, i hidhet uji i vakët dhe lihet të qëndrojë disa orë (më së miri është të përgatitet në mbrëmje). Pas qëndrimit, tenxherja vihet në zjarr të mesëm dhe zihet rreth dy orë. Përzihet herë pas here, më së miri me garuzhdë.  Mielli i zier pastaj hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet. Ndërkohë përgatitet tharmi, përzihet me dy decilitra ujë të vakët dhe hidhet në miellin e zier.

Përzihet mirë dhe lihet ashtu. Në mëngjes, ditën e dytë, lëngu kullohet nëpër një pëlhurë të bardhë. Bozës i shtohet sheqer sipas shijes, ftohet mirë dhe shërbehet me pak akull. Boza e përgatitur kështu është më mirë të shpenzohet për dy-tri ditë, sepse pas kësaj kohe, mund të marrë shije shumë të thartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME