Categories Lajme

Si shtyhet kolaudimi, nga 1 qershori rifillon kontrolli teknik i automjeteve

E hëna shënon zyrtarisht nisjen e procesit të kolaudimit të automjeteve, pas një periudhe pezullimi prej pesë mujash. Kreu i Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shpjegoi në emisonin E-ZONË në Vizion Plus se kush do të jenë kategoritë që do t’i nënshtrohen kolaudimit gjatë këtij viti.

“Çdo makinë e re që është targuar për herë të parë, çdo automjet që nuk ka një certifikatë të vlefshme, pra nuk e ka kaluar testin, makinat e rënda të transportit, taksitë, autobusët si dhe mjetet e administratës, do të njoftohen gradualisht për orën dhe ditën e kolaudimit të mjetit të tyre.

Sa i përket makinave që iu ka skaduar certifikata e kolaudimit, vlefshmëria e tyre do të shtyhet me 12 muaj plus.

“E thënë ndryshe, kujt i ka skaduar kolaudimi nga data 24 dhjetor 2020, kohë kur hyri në fuqi Akti Normativ që shtyn vlefshmërinë e kolaudimit, ai fiton 12 muaj plus, pra do t’i nënshtrohet kontrollit teknik në 2022”, sqaroi Gonxhja

Prenotimi do të kryhet online. Të dhënat e automjetit do të gjenerohen në portalin E-Albania, por çdo informacion do të merret edhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor. Tarifa mbetet e pandryshuar, 1960 lekë, e vlefshme për dy vite për makinat me qëllim personal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME