Categories Showbiz

“Të më rrojë PS mua, ky është merhum”, pensionistja ndan burrin: Dua të bëj çik jetë, ky vetëm…

Në emisionin “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Zenuni dhe Vjollca, një çift bashkëshortësh të cilët nuk jetojnë më bashkë dhe nuk i kanë marrëdhëniet mirë. Zenuni tregon se prej 5 vitesh gruaja e tij është ndarë nga ai dhe dy fëmijët nuk i flasin më.

Ai jeton vetëm, në një shtëpi të shkatërruar dhe të djegur dhe tregon që është në hall të madh. Ai kërkon që Vjollca të bashkohet me të, por kjo e fundit kërkon të jetë e ndarë pasi dëshiron të bëjë jetë dhe jo të rrijë mbyllur.

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj. Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.

Ardit Gjebrea: Cila parti?

Vjollca: Partia socialiste.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty?

Vjollca: Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste.

Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe?

Vjollca: Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.

Zenuni: Pusho.

Vjollca: Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.

Zenuni: Po nuk ndahet burri 65 vjeç.

Vjollca: Po unë nuk dua burrë, nuk kam nevojë për burrë. Unë pi kafe, ha, pi në një ftere të vogël, bëj fërgesën time edhe në një tenxhere të vogël dhe kënaqem. Jam lodhur gjithë jetën unë, pleqtë i kam mbajtur, çunat i rrita, i martova, pleqtë i çova aty ku është vendi. Tani të bëj dhe unë një çikë jetë se po vdes.

Ardit Gjebrea: Po ku po të pengon ai që të bësh jetën?

Vjollca: Të pengon se nuk më çon në asnjë vend, ai është mashtrues i madh. Gjen shokët e vetë, ka marrë një sasi lekësh dhe nuk më ka sjellë Lekët e çunave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME