Categories Lifestyle

Si të dalloni ndryshimet anormale të gjoksit tuaj, drejtohuni menjëherë te mjeku

Me kalimin e kohës, gjoksi ndryshon dhe ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të jemi vëzhgues të kujdesshëm ndaj çdo ndryshimi që ndodh në trupin tonë Disa prej tyre janë krejt normale, disa të tjera mund të jenë paralajmëruese për çfarë vjen më pas. Gjithçka që ju duhet në këtë pikë, është informacioni. Më poshtë, keni të renditur ndryshimet normale dhe ato jo normale të gjoksit.

Ndryshimet normale

Strijat

Me kalimin e moshës, shfaqen strijat dhe janë krejtësisht normale. Shtatzënia, stresi apo rënia drastike në peshë janë të tjerë faktorë që ndikojnë në krijimin e tyre, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Drejtimi i thithkave ndryshon

Si gjoksi ashtu dhe thithkat nisin të bien. Mbani mend që kjo ndodh më shpejt nëse keni gjoks të madh, masë të madhe trupore apo jeni konsumuese të rregullta të duhanit.

Hapësira mes gjinjve zgjerohet

Me kalimin e kohës gjinjtë s’do të jenë më të tendosur apo të ngritur si dikur. Hapësira mes tyre varet specifikisht nga madhësia e gjoksit dhe forma e tij.

Ndryshimet jo-normale të gjoksit

Gunga të forta

Mos mendoni menjëherë më të keqen. Shumica prej tyre nuk janë të dëmshme dhe pse historikisht është menduar se të tilla shenja janë kanceroze. Gjithsesi, për të hequr çdo dyshim, duhet një takim me mjekun.

Dhimbje gjoksi

Nëse dhimbja vazhdon me javë të tëra dhe përkeqësohet me kalimin e kohës, bëni një vizitë tek mjeku.

Rrjedhje e thithkave të gjoksit

Nëse nuk jeni shtatzënë apo duke dhënë gji, rrjedhja e thithkave të gjoksit bëhet paksa e dyshimtë. Lënda që del prej aty mund të jetë pa ngjyrë, mund të duket si qumësht, mund të ketë ngjyrë të verdhë, jeshile apo kafe. Madje mund të jetë edhe gjak. Nëse shihni diçka të tillë, shkoni menjëherë tek mjeku!

Gjinjtë ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri

Simetria perfekte në trup nuk ekziston kështu që mos u shqetësoni! Gjinjtë janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por nëse vini re një ndryshim të papritur në masë apo në formë, duket të bëni një kontroll.

Pikat e kuqe

Pikat e kuqe në gjinj janë zakonisht një skuqje ose gjendje e përkohshme e lëkurës. Por ato janë gjithashtu shenja të kancerit inflamator të gjirit (IBC). Kjo formë e kancerit është e rrallë por agresive. Vetëm rreth 2−4% e rasteve të kancerit të gjirit janë IBC, megjithatë 7-10% e vdekjeve të lidhura me kancerin e gjirit janë për shkak të saj.

Tërheqja e thithkave

Thithat mund të tërhiqen nga brenda për arsye të ndryshme. Ky fenomen quhet tërheqje e thithkave dhe shkaktohet për shkak të inflamacionit ose indeve që ndodhen prapa thithkës. Shkaqet e këtij inflamacioni mund të jenë të shumta, dhe nuk janë domosdoshmërisht për shkak të kancerit./ Revista Psikologjia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME