Categories Sport

Natë rekordesh në kualifikuese

Andora fiton pas 21 vitesh, Ronaldo pranë 700 golave Për Shqipërinë ka ende shpresë për kualifikim, aq sa lejon matematika. E vetmja rrugë për të shkuar në Europian është që Franca të humbasë të gjitha takimet e mbetura dhe Shqipëria të marrë maksimumin e pikëve në tre takimet e fundit, përfshirë edhe përballjen me francezët. Një skenar thuajse i pamundur.

Gjelat, mbrëmjen e djeshme mundën minimalisht Islandën në Reikjavik. Oliver Girud ishte autori i goli. Pas 21 vitesh pritjeje, Andora mori fitoren e parë në kualifikueset e një europiani. Rezultati 1-0 përballë Moldavisë u sigurua nga goli i Marc Vales në minutën e 63. Kjo ishte fitorja e tretë në 23 vjet në ndeshje zyrtare dhe e 7 e kësaj kombëtareje që kur u bë anëtare e FIFA dhe UEFA në 1996.

Pranë një rekordi është Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi në fitoren 3-0 të kombëtares së tij kundër Luksemburgut dhe tashmë i duhet edhe një rrjetë për të shkuar në kuotën e 700 golave në karrierë.

Rekord ishte edhe ai i Anglisë që mori humbjen e parë në kualifikuese në 10 vitet e fundit. Në fushën çeke, anglezët humbën 2-1. Kjo ndeshje do të analizohet thellë nga ekipi britanik pasi humbja e fundit daton më 10 Tetor të 2009 ndaj Ukrainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME