Categories Lajme

Si të drejtoni të sigurt makinën në deborë

Moti i keq ka bllokuar Europën dhe sigurisht personat që duhet të tregojnë më shumë kujdes gjatë udhëtimeve në aske të vështira rrugore  janë shoferët.

Këtu janë disa këshilla themelore për udhëtime të sigurta:Pastroni makinën nga bora. Hiqni akullin nga xhami, dritaret dhe dritat e makinave. Jini të përqendruar në timon, mbani distanca të gjata nga automjetet e tjera dhe lëvizni me një shpejtësi konstante. Kini kujdes kur drejtoni automjetin. Mos bëni lëvizje të gabuara po jini vigjilentë. Shtypni pak frenat në rastet kur është e nevojshme. Nuk duhet kurrsesi të ecini me shpejtësi dhe të ktheni timonin papritur. Është e rëndësishme të mbani dritat ndezur qoftë për vete  por edhe për personat e tjerë.

Në temperatura të ulëta, kini parasysh se njollat ​​më të errëta në rrugë janë shenjë e sipërfaqeve të rrëshqitshme. Kripa mund ta shndërrojë borën në ujë, gjë që gjithashtu rrit rrezikun e rrëshqitjes. Duhet të ulni shpejtësinë e makinës kur reshjet e borës janë të vazhdueshme. Gjatë një udhëtimi kur rrugët janë të mbushura nga dëbora duhet të ruani qetësinë. Armiku më i rrezikshëm i shoferëve është “akulli i zi” Ky është ujë që ka ngrirë dhe ka ngjyrën e sipërfaqes së rrugës. Edhe nëse shkelni “akullin e zi”, shmangi manovrat e papritura. Është e rëndësishme të qëndroni të qetë.

Në makinat manuale, duhet të shtypni menjëherë freksionin. Nëse makina rrëshqet në një kthesë, thjesht ktheni timonin në drejtimin tjetër për të rimarrë kontrollin. Kur dëshironi të ndryshoni korsi dhe ka borë në mes, është më mirë të shtypni freksionin  dhe ta lini makinën të lëvizë në korsinë tjetër me shpejtësi normale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME