Categories Lifestyle

Si Të Mbroni Imunitetin nga Koronavirusi Gjatë Periudhës së Virozave

Në kohë pandemie si këto që po jetojmë, forcimi i imunitetit është tejmase i rëndësishëm. Vaktet ditore janë burim i vitaminave, mineraleve, aminoacideve thelbësore, acideve yndyrore të rëndësishme dhe karbohidrateve komplekse.

Gjithashtu, produktet e qumështit duhet të përfshihen në dietë. Është e nevojshme të zvogëlohet marrja e lartë e yndyrave të ngopura, mishit të kuq, ushqimeve të pasura me acide yndyrore trans dhe të rritet marrja e fibrave dietike dhe ushqyesve të tjerë të vlefshëm.

Është e nevojshme të pini rreth një litër e gjysmë lëng çdo ditë, ujë ose çaj bimor të pa ëmbëlsuar, në mënyrë që të hidratoni dhe detoksifikoni trupin.

Mbrojtja nga Ftohja 

Marrja e sasisë së kërkuar të lëngjeve është thelbësore për ruajtjen e lagështisë në mukozat, kështu që shkaqet e ftohjeve nuk do të kenë asnjë mundësi t’i depërtojnë ato. Sa i takon sheqerit është parë se ai rrit mundësinë e infektimit. Sheqeri në fakt zvogëlon seriozisht aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të shkatërruar bakteret.

Gjithashtu, flini mjaftueshëm. Teksa flemë natën, trupi mbledh energji të re. Një numër i mjaftueshëm i orëve të gjumit zvogëlon mundësinë e ftohjes.

Vitaminat dhe Mineralet 

Marrja optimale e vitaminave dhe mineraleve, fito-kimikateve, aminoacideve thelbësore dhe acideve yndyrore të pangopura është e nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar, por shpesh nuk i marrim sa duhet përmes ushqimit. Në këtë rast, suplementet dietike me lëndë ushqyese që marrin pjesë në proceset metabolike dhe ndihmojnë në funksionimin e duhur të trupit janë të dobishme.

Një aleat i rëndësishëm në luftën kundër sëmundjes, vitamina C mund të përdoret në doza më të vogla në parandalim ose të rritet në fazën akute të sëmundjes, kur është më mirë të ndani marrjen e saj në disa doza ditore. Vitamina C e përdorur më së miri vjen nga burimet natyrore në kompleks me bio-flavonoidet.

Gjithashtu, kërkimet e fundit kanë konfirmuar se vitamina D3 është e rëndësishme në sistemin imunitar dhe mungesa e saj rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME