Categories Lajme

Si të shmangni rrjepjen e lëkurës

Lëkura e njeriut gjithmonë ndërrohet. Por kur ajo dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi. Mënyra më e mirë për të evituar diçka të tillë është që të ruheni nga djegia e diellit. Por të gjithëve na ndodh që të harrojmë të përdorim kremin mbrojtës apo të shmangim orët e pikut të vapës. Hidratoni trupin tuaj

Hidratimi duhet të kthehet në një rutinë, dhe jo vetëm verës. Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrij të mbrojë veten. Kur ju ekspozoheni ndaj diellit, trupi juaj humbet sasi të konsiderueshme uji, duke tharë lëkurën tuaj, prandaj është e rëndësishme t’i zëvendësoni ato. Pini ujë, apo dhe çaj jeshil të ftohtë në mënyrë që të fitoni dhe anti-oksidantë.

Përdorni kompresa të ftohta Nëse digjeni është e rëndësishme që menjëherë pasi ta keni kuptuar që jeni djegur të përdorni kompresa të ftohta. Vendosini në zonat e dëmtuara për 20-30 minuta çdo 3-4 orë.2 Diçka e tillë do të freskojë lëkurën tuaj, dhe do ta ndihmojë atë të shërohet më shpejtë.

Shmangni dëmtimin e mëtejshëm nga dielli Nëse vazhdoni të ekspozoheni ndaj diellit edhe pasi jeni djegur është e rrezikshme. Mjekët këshillojnë që kur digjeni, zona e dëmtuar është akoma dhe më e ndjeshme ndaj rrezeve të këqija të diellit. Prandaj sugjerohet që të qëndroni në çadër dhe të lyheni më shpesh me krem mbrojtës. Përdorni aloe vera për lëkurën e djegur

Aloe vera funksionon si magji kundër djegies së lëkurës, ndaj dhe këshillohet përdorimi i saj. Diçka që jo shumë veta e dinë është se gjethet e bimës para se të përdoren duhet të lihen në një gotë me ujë. Kështu kur ta përdorni xheli i saj nuk do të ketë më enzimat që shkaktojnë kruarje të lëkurës. Mjafton që të ndiqni këto hapa dhe të lyeni të gjitha zonat që ju janë djegur nga dielli. Lëkura juaj nuk do të rripet dhe ju nuk do të keni shenja të shëmtuara në trup, e kështu do ta shijoni më mirë verën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME