Categories Lajme

“Si u larguan vràsësit e Mihasit dhe Dumanit?”/ Gazetarët hedhin pikëpyetjet e forta: “Kush i la jeshilë semaforët?”

Zona e Astirit u trondit pak ditë më parë nga një vrasje e dyfishtë. Viktima mbetën dy të rinjtë Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe miku i tij Armand Dumani 26-vjeç.

Mirëpo kjo vrasje e dyfishtë ka ngritur dyshime të forta sa i takon rolit të policisë së shtetit në hetimin e vrasjeve. Diten e sotme, gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji ngritën dyshimet për mënyrën si atentatorët dolën me shpejtësi nga një zonë si Astiri, ku një njeriu të zakonshëm i duhet 50 minuta të kalojë trafikun.

Analisti Zheji kërkoi që hetimi të përfshijë dhe efektivë të zonës, ose segmente të policisë, të cilët mund të kenë hapur qëllimisht semaforin për t’i dhënë mundësi autorëve të krimit të largohen. Gazetarja Lala bëri me dije se SHÇBA ka nisur një hetim për të parë veprimet e një efektivi që ndodhej vetëm 100 metra nga vendngjarja.

Pjesë nga biseda në studio:

Artur Zheji: Rekordet tona kriminale janë rekord botëror. Ne mund të krahasohemi me të gjitha matjet e botës për sa i përket kësaj fushe. Ne nuk mund të krahasohemi për sa i përket gjërave që prodhojnë të mira material dhe një prestigj të një lloji tjetër, por për sa i përket prestigjit kriminal ne jemi në top 5 ose top 10. Mund të jemi në 4 ose 5 vendet më të shquara. Tek goditja nga mbrapa, është një goditje mafioze, pasi kur e godet në krah targeti është në profil dhe probabiliteti për ta shmangur është më i lartë se kur e merr nga mbrapa. Kjo tregon që ata që e kanë shkrepur armën janë vrasës të sprovuar. Kanë tentuar disa herë dhe kanë gjetur vendin e pagabueshëm. Është një vrasje e nivelit të lartë

Klodiana Lala: Ne ndonjëherë numrin e vrasjeve e masim me viktimat, por duhet marrë parasysh dhe vendi ku janë qëlluar. Ne na ndodh që kur futemi në atë rrugë në unazë na duhen 50 minuta të dalin. Është trafik tmerrësisht i rënduar se rruga është në ndërtim e sipër.

Artur Zheji: Ata kanë patur dy gjëra kryesore parasysh, duhet ta vrisnin me çdo kusht targetin, se si duket ose kanë qenë të paguar, ose të kërcënuar ose të motivuar për ta bërë. Klodiana Lala: Duhet ta kemi parasysh se Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Ata kanë qenë të mirëinformuar dhe nga sistemi Tims dhe kanë patur shumë pak kohë për ta organizuar atentatin.

Artur Zheji: Mund të ketë një makinë tjetër mbështetëse, të cilët i kanë marrë kur kanë djegur makinën. Ajo mund të jetë një makinë që mund të ketë qenë mbështetëse gjatë gjithë kohës që ishin në ndjekje të targetit dhe mund të ketë njoftuar që semafori mund të jetë hapur. Pra mund të kenë bërë një koordinim perfekt që kanë bërë vrasjen dhe nuk kanë gjetur as trafik dhe që janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ose kanë dakordësi me segmente të policisë së asaj zone që i kanë hapur semaforin.

Klodiana Lala: Sigurisht nuk e përjashtoj që ka zyrtarë të policisë që janë të lidhur me grupet kriminale. Artur Zheji: Jam dakord me ty, por s’jam dakord që nuk duhen kontrolluar vetëm kamerat e sigurisë por duhet të hetohet dhe i gjithë luajaliteti i policisë së asaj zone. Klodiana Lala: Në dijeninë time SHÇBA ka nisur një hetim në lidhje me veprimet që kanë ndjekur punonjësit e policisë pasi një efektiv ndodhet jo më larg se 100 metra nga vendi ku ka ndodhur vrasja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME