Categories Showbiz

“Sikleti për ne ka qenë vjehrri im, prej të cilit duhej të ruheshim kur takoheshim…”

Ervis Behari tregon si u njoh me të fejuarën dhe planet për martesë

Ervis Behari është një këngëtar i ri i muzikës së lehtë shqiptare, i cili deri më tani ka publikuar disa këngë të suksesshme. Kënga e tij e fundit është “Dale Dale”, por para kësaj kënge ai ka publikuar edhe disa këngë të tjera.

Kënga “Dale Dale” është një kompozim i Adi Hilës, por për të treguar më shumë detaje rreth projektit të tij të ri, Ervis Behari ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Gjatë emisionit ai gjithashtu tregoi se një situatë të ngjashme me klipin e realizuar ka qenë edhe historia e dashurisë së tij më të fejuarën, me të cilën planifikon të martohet vitin e ardhshëm.

“Kënga është serenatë me motive jugu. Pak a shumë e njëjta histori si në klip më ka ndodhur edhe mua me nusen time. Sikleti për ne ka qenë vjehrri im, prej të cilit duhej të ruheshim kur takoheshim. Ne jemi njohur në plazh dhe kemi 6 vite që jemi fejuar, por ende s’kemi bërë dasmë. Ne ndoshta na ka rritur vendi kështu që mbajmë përgjegjësi për atë që bëjmë dhe përpara se të fejohesha kam shkuar e kam takuar vetë babanë e nuses time. Jemi duke menduar për dasmën dhe besoj nga viti tjetër do ta realizojmë”, tregoi këngëtari./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME