Simite me rrush të thatë
Përbërësit:
1 gotë ujë të vakët
1 gotë qumësht
1 lugë gjelle sheqer
1 pako maja birre
100 gr gjalp
2 kokrra vezë
1/2 gote sheqer
1 pako sheqer vanilje
Miell
100 gr rrush i thatë
1 vezë për lyerjen e simiteve
Përgatitja:
Një tas vendosim 1 gotë ujë të vakët, 1 gotë qumësht të vakët, 1 lugë gjelle sheqer, 1 pako maja. I përziejmë mirë. Shkrijmë sa të tretet 100 gr dhe e shtojmë në tasin me qumësht dhe maja. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë, gjysmë gote sheqer, 1 pako sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me vezët. Bashkojmë vezët e përziera me tasin me maja dhe i trazojmë mirë. Shtojmë miellin deri sa të na formohet një brum i butë që nuk na ngjit nëpër duar. E punojmë mirë brumin për minuta. Lyejmë në tas me vaj dhe vendosim brumin në tas. E mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Më pas e punojmë brumin përsëri për 3 minuta. E hapim një petë me trashëesi 3 cm. E lyejmë me vaj dhe gjalp. Shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen e brumit rrush të thatë dhe e mbledhim atë role. Presim rolenë në trashësi 1,5 cm. I vendosim në një tepsi dhe i mbulojmë për 20 minuta. Lyejmë simitet me të verdhë veze, trazuar me qumësht dhe vaj dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 20-25 minuta.

