Ankaraja filloi sot patrullimin e përbashkët me Moskën në veri të Sirisë me qëllimin për të garantuar tërheqjen e plotë të forcave kurde nga një zonë kufitare, konform një marrëveshjeje ruso-turke, të arritur javën e kaluar.
“Patrullimet filluan rreth orës 09:00 GMT në një fshat të rajonit të Derbassiyes”, theksoi një gazetar, që prej brigjeve turke të kufirit.
Në përfundim të një marrëveshjeje të arritur më 22 tetor në Soçi mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atij rus, Vladimir Putin, milicia kurde e Njësive për Mbrojtjes e Popullit (YPG) kishte kohë deri të martën ora 15:00 GMT për t’u tërhequr nga pozicionet kufitare të Turqisë. Kjo marrëveshje mundësoi ndërprerjen e një ofensive turke kundër forcave kurde në rajon.
