Categories Lajme

Situata e përmbytjeve/ Xhaçka: Ra shi sa për një muaj! Institucionet po punojnë intensivisht, gjendja është normalizuar

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një bilanc të situatës së deri më tanishme nga situata e përmbytjeve që përfshinë Shqipërinë mbrëmjen e djeshme.

Xhaçka tha se në qarkun e Tiraës rreth 105 banesa kanë prezencë uji, ku më problematike paraqitet situata e ujit ndërsa theksoi se 400 efektivë të FA janë në gjendje gatishmërie.

Ministrja deklaroi se edhe në Fushë Krujë ka pasur prezencë të madhe uji, ndërsa theksoi se qarku i Shkodrës nuk ka pasur probleme.

” Reshje me intensitet të pazakontë, për disa orë ka rënë shi sa për 1 muaj. Kanë prekur veçanërisht Tiranën Kamzën Laçin dhe Fushë Krujën. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar dhe pa probleme. Disa  zona po asistohen nga ekipet e emergjencave dhe FA. Kjo situatë e ka çuar koordinimin mes institucioneve në një nivel të ri. E kemi adresuar situatën e krijuara më shumë efikasitet. OSHEE ka punuar gjatë gjithë natës dhe në orët e para të ditës së sotme për të stabilizuar problemet me furnizimin me energji elektrike. Bluzat e bardha qëndrojnë në gatishmëri.

Në qarkun e Tiranës në 105 banesa ka prezencë uji. Dhjetëra FA janë angazhuar dhe vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri. FA janë angazhuar që në orët të para, 400 efektivë e mjete janë në gjendje gatishmërie.

Ekipet në terren nuk kanë nevojë për kapacitete e mbështetje shtesë.

Situata pritet të stabilizohet plotësisht. Në Fushë Krujë është vënë re prezencë e madhe e ujit, 10 familje në Larushk dhe 8 në Buq kanë prezencë uji. Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke rrezikuar fshatrat përreth. Në bashkinë e Lezhës situata është normalizuar.

Rritja e niveli të ujit në Laç bëri që të përmbushin disa banesa Në qarkun Shkodër nuk ka probleme.

Problemet e shkaktuara nga reshjet dje janë të kufizuara. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Intensiteti i reshjeve po vjen në zbritje. Është shkaktuar një lloj shqetësimi tek qytetarët por dua t’i garantoj se jemi në gatishmëri .

Reshjet e tilla janë tashmë realitet. Tanimë kemi edhe më shumë eksperiencë për t’i adresuar edhe më mirë këto problematika. I gjithë shteti është në krye të detyrës. Solidarizohemi me të gjitha familjet që sot janë në vështirësi. Ashtu si kemi qenë në mbështetje të tyre ashtu do jemi solidarë më to për të kaluar çdo vështirësi“, u shpreh Xhaçka

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME