Situata me motin në Vlorë, vonesa në mbërritjen e tragetit të linjës Brindizi-Vlorë,probleme gjatë natës në furnizimin me energji në zonën e Llogarasë dhe Orikumit. Moti i keq gjatë natës,shoqëruar me erë të fortë dhe detin me dallgë ,ka sjellë vonesa në mbërritjen e tragetit me Italinë,i cili ka mbërritur vetëm rreth orës 10 në portin e Vlorës. Ndërkohë rreshjet me intesitet gjatë natës kanë zgjatur vetëm rreth 30 minuta në Vlorë,por duke mos krijuar probleme ,me përmbytjet në qytetin e Vlorës. Probleme janë rregjistruar gjatë natës në furnizimin me energji elektrike të zonës së llogarasë dhe Orikumit,u ka patur ndërprerje,situate e cila është normalizuar vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit. Ndërkohë konfirmohet se në Vlorë nuk janë rregjistruar problematika të tjera ,referuar situatës me motin dhe rreshjet e shiut të rëna kryesisht gjatë orëve të natës.
Categories
Lajme
Situata me motin në Vlorë, vonesa në mbërritjen e tragetit të linjës Brindizi-Vlorë
