Categories Lajme

Ska.ndali i prokurorisë/ Donika Prela urdhëron mbylljen e do.sjes ‘Toyota Yaris’

Shtohet dyshimet se dosja hetimore e njohur me emrin’Toyota Yaris’ po tentohet të mbyllet, pa u zbardhur mirë se kush qenë përfituesit e 3.5 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka bërë publike sot një shkresë me firmë e vulë të prokurores Donika Prela e cila urdhëron shpënien e çështjes në gjykatë, ende pa u zbardhur mirë skema e funksionimit të grupit mafioz dhe piramida e tij. Përmes shkresës së protokolluar e cila mban datën 11 shtator, Donika Prela udhëzon prokurorët e çështjes ‘Toyta Yaris’ të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve. Por problemi është se kjo ndërhyrje flagrante e kreut të Prokurorisë të krimeve të rënda është në kundërshtim të plotë me ligjin për prokurorinë.

ImageNë bazë të këtij ligji, të ndryshuar në frymën e reformës në drejtësi, shefi nuk ka të drejtë ti udhëzojë prokurorët ‘vartës’ për dosje apo persona të veçantë. Një masë e tillë është parashikuar që prokurorët të jenë më të pavarur, dhe sa më larg ndërhyrjeve politike.

Por, Prela e ka shkelur me të dyja këmbët këtë vijë të kuqe. Në letrën që ka botuar gazetarja Lala prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi iu jepet urdhri ta mbyllin dosjen dhe ta çojnë në gjykatë.

Një veprim i i tillë është justifikuar nga Donika Prela me përfundimin e afateve të hetimit.

Por për këtë prokurorët e çështjes mund ti drejtoheshin gjykatës për zgjatje, pasi hetimi, nuk ka vajtur deri në fund, letërporosia e dërguar në Angli ende nuk ka marrë përgjigje, pra nga kjo dosje në sipërfaqe kanë dalë vetëm peshqit e vegjël dhe jo drejtuesit e mëdhenj.

Pas urdhërit të Prelës, prokurorë Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi e kanë zbatuar urdhërin dhe e kanë mbyllur dosjen pa arritur të zbulojnë se kush fshihet pas saj.

Pak ditë përpara se makinat Tayota Yaris të mbushura me para të kapeshin në portin e Durrësit në 24 qershor 2018, Lulzim Basha denoncoi në parlament se ato do të vinin dhe se ishin të lidhura me deputetin socialist Taulant Balla.

Por askush nuk do të arrijë të marri vesh se sa të vërteta ka në këtë akuzë. Pasi Donika Prela që pret gjykimin në shkallën e dytë të vettingut, urdhëroi që çështja të mbyllej me kaq.

Deri më tani të arrestuar për çështjen e bujshme ‘Toyota Yaris’ janë shtetasit Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Cani dhe Agim Cekaj, ndërsa janë në kërkim nga policia me vendim të gjykatës kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME