Categories Lajme

Situata në Kakavijë/ Cakaj telefonon Varvitsiotis

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm alternat të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis. Cakaj informoi se kanë diskutuar për lehtësimin e kalimit kufitar në Kakavijë.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”, shprehet ai. Si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në Shqipëri dhe Greqi, autoritetet greke kanë vendosur që të zhvillojnë testime masive për udhëtarët që kalojnë kufirin.

MEPJ deklaroi më herët se është në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orët e vona të natës. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjieno-sanitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME