Categories Politike

Situata në Serbi, Vuçiç: Unë fajtor, që s’mbylla xhamitë për Bajram!

Duke komentuar situatën e rëndë koronare në Serbi, presidenti Vuçiç tha se ai merrte përsipër përgjegjësinë për atë që po ndodh. Duke iu referuar Novi Pazarit, kryeqendrës së Sanxhankut, aty ku shifrat e infeksioneve janë më të frikshme, Vuçiç e adresoi problemin te kremtimi i Bajramit, që sipas tij, aty mund, ose është, burimi i valës aktuale.

“Unë nuk dija sa duhet për zakonet e miqve tanë muslimanë, boshnjakët tanë. Unë nuk e dija se sa e rëndësishme është Bajrami, sa njerëz shkojnë në xhami. Ne nuk e ndaluam hyrjen në xhami dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Kjo na kushtoi jashtëzakonisht e shtrenjtë, edhe nëse dikush është fajtor për këtë, ky jam unë”, tha presidenti serb.

Ndërkohë, ky është i vetmi rast i këtyre javëve pas lirimit të masave shtrënguese, ku aludohet se vatra e rishpërthimit të infeksioneve mund të jetë nga xhami, ku në fakt ka tubim njerëzor me afërsi fizike gati të pakrahasueshme.

Megjithatë, në nivel rajonal, kontinental apo global, ende nuk ka të dhëna apo fakte se tubimet fetare, posaçërisht ato islame, të mund të jenë shkak për infeksione. Gjithsesi, në Serbi, autoritetet islame të atyshme, morrën vendimin për ripezullimin e faljeve kolektive – thënë ndryshe, rimbylljen e xhamive. Kjo, duke parë situatën e rëndë, më të rëndën në rajon, ku një ditë më parë, Serbia shënoi 13 viktima në 24 orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME