Categories Lajme

Situata nga zjarret/ Evakuime në Livinë e Ardhasovë në Finiq, Vengu: U rrezikua Hidrocentrali i Bistricës, ndërhyrje nga ajri! Kufizohet qarkullimi në…!

Situata kritike nga zjarret në fshatrat e Finiqit ka vazhduar gjatë natës, kryesisht në Velahovë, Livinë,  Ardhasovë, Bistricë e Krongj. Evakuime të përkohshme u kryen në Livinë dhe Ardhasovë, ndërsa i pranishëm në terren ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve, ndërsa për t’i shuar janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga disa bashki, ato të Finiqit,  Delvinës, Konispolit e Sarandës. Asistencë mjekësore iu ofrua gjithashtu edhe të moshuarve.

Ministri Vengu bën me dije se në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ndërsa është ndërhyrë edhe nga ajri.

Në një intervistë për Report TV,  ministri Vengu tha se gjatë orëve të para të mëngjesit u ndërhy me helikopter nga ajri, dhe se situata është më në kontroll. Pritet gjithashtu që të ndërhyhet edhe me një avion Canadair nga Mekanizmi Mbrojtjes i BE-së.

Për arsye sigurie është kufizuar gjithashtu qarkullimi edhe në aksin Muzinë – Bistricë. Sipas ministrit, kufizimi do të vijojë deri në përfundim të operacionit. Ndërkohë, forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim.

Vatra aktive zjarri, bëri me dije ministri, janë edhe në Mat, Bulqizë, Bolenë të Himarës si edhe në Tepelenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME