Categories Lajme

“S’ka kuptim festa pa birrën Korça”/ Qytetarët të mahnitur nga organizimi: Fantastike!

Muzikë, atmosferë dhe birra Tirana e Korça në tavolinat e të gjithë të pranishmëve. Komponentët e duhur për ta bërë të mrekullueshme çdo festë, njëjtë siç po ndodh dhe në Korçë këtë mbrëmje. Qytetarët e shumtë që po ndjekin nga afër koncertet, në dy pikat kryesore të qytetit, në Terminalin e ri dhe Pazarin e Vjetër, kanë shprehur kënaqësinë e tyre për ambientin e krijuar.

Disa prej tyre e kanë për herë të parë vizitën në festën e famshme, ndërsa premtojnë se do të rikthehen sërish. “Vij për herë të parë. Mësuam për këtë nëpërmjet medias, jemi shumë të kënaqur. Duam të vazhdojë kjo traditë. Vijmë gjithmonë në Korçë dhe ndihemi shumë mirë”, tha një qytetar.

Një tjetër u shpreh:

“Kam ardhur nga Tirana. Hera e parë që vij këtu. Kam ardhur me familjen. Jemi informuar më parë për festën. Në përgjithësi janë marrë masat për këtë aktivitet, siguria është e lartë. Ambienti është i bukur. Korça më pëlqen shumë, do të vij sërish.

Të shumtë janë dhe emigrantët që vijnë posaçërisht për të ndjekur festën e birrës. Ato thonë se janë të kënaqur nga organizimi, duke kërkuar që shembulli i ndjekur në Korçë të transmetohet edhe në bashkitë e tjera të vendit.

“Ne vijmë nga Greqia. Kemi dëgjuar shumë për këtë festë. Korça gjithmonë i ka traditat, bashkitë e tjera duhet të marrin shembull nga Korça. Të vish në Korçë e të mos pish birrën Korça më mirë të mos vijmë fare. Për festën e birrës është hera e parë që vijmë. Organizimi duket shumë mirë, por thjesht duhet të ruhemi nga COVID-i”, tha një qytetar.

“Vij nga Greqia, jam nga Elbasani dhe ndodhem këtu. Për fat të keq është hera e parë që vij në Korçë. Është shumë bukur, diçka e veçantë. Shikoj që të gjithë kalojnë gëzuar, çdo gjë më duket mirë. Në Korçë kam ardhur gjithmonë, sepse nuset i kemi nga këtu. Por për festën e birrës vijmë për herë të parë. Këtë herë është shumë bukur. Birra Korça i përshtatet traditës, qytetit dhe shijes tonë”, tregoi një tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME