Categories Lajme

Skena kaosi në Aeroportin e Kabulit, qytetarët bëjnë gjithçka për t’iu larguar sundimit të talebanëve

Si e vetmja portë dalëse aktualisht nga Afganistani, Aeroporti i Kabulit është kthyer në një kaos të vërtetë. Mijëra afganë ndodhen në pjesët e brndshme dhe të jashtme të aeroportit, me shpresën për t’u larguar nga vendi.

Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihen përpjekjet e njerëzve për të ikur. Ata shtyhen me njëri-tjetrit për të gjetur zgjidhje, ndërsa gra e fëmijë, i luten ushtarëve amerikanë për shpëtim. Sipas informacioneve të deritanishme, 12 persona kanë ndërruar jetë në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”.

Vdekja e qytetarëve ka ardhur nga shtyrja që kanë bërë njëri me tjetrin, në përpjekje për të hipur në avion, por edhe nga të shtënat me armë të talebanëve. Kujtojmë se gjatë ditës, Ambasada Amerikane e ka cilësuar situatën në Aeroportin e Kabulit si alarmante. Ajo ka udhëzuar qytetarët e saj që përkohësisht të mos drejtohen për atje, pasi gjithçka mund të ndodhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME