Categories Lajme

S’ka më kartela me shkrim! Historiku i vizitave te mjeku i familjes do të bëhet online

Tashmë të gjithë vizitat te mjekun e familjes do të jenë të regjistruara online. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar portalin eVizita, sii një vazhdimësi e protaleve të tjera eReceta, dhe eReferimi dhe regjistri kombëtar i gjendjes civile, ku do të jetë një historik i plotë i çdo pacienti që vizitohet tek mjeku i familjes. Një program që lehtëson punën e çdo mjeku, por është edhe në të mirë të çdo pacienti.

Ku portal kryen disa funksione: Regjistri i vizitave të mjekut të familjes; Plotësimin online të formularit nga të gjithë mjekët e familjes; Aneksimin e historikut të të dhënave shëndetësore të pacientit nga mjeku; Aneksimin e historikut të vizitave nga pacienti në portalin e- albania; gjenerimin e raporteve për historikin e shenjave jetësore të pacientëve; Analizë të dhënash për vendimarrje klinike, menaxheriale dhe administrative për strukturat shëndetësore.

Fillimisht procesi ka nisur në qytetin e Lezhës dhe Vlorës dhe do të shtrihet edhe në 1500 mjekët e tjerë të familjeve.

“Ka filluar aplikimi i sistemit të ri të regjistrit elektronik eVizita, me të cilin mjekët e familjes mund të plotësojnë online formularin e vizitës mjekësore Nga përdorimi i eVizita mjekët do të mund të aksesojnē online historikun e pacientit, duke sjellë për herë të parë integrimin e sistemeve të tjera, si eReceta, eReferimi dhe regjistri kombëtar i gjendjes civile AHIS, Procesi ka filluar në Lezhë, vijon në Vlorë dhe së shpejti 1500 mjekët e familjes në sistemin tonë shëndetësor do të aplikojnë eVizita”, shkruan Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME