Categories Lifestyle

Pirja e duhanit rrit shanset për tu verbuar

Pirja e duhanit është një prej shkaktarëve më të mëdhenj të vdekjeve dhe sëmundjeve në botë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit vdesin 78,000 persona nga pirja e duhanit, ndërkaq një pjesë shumë e madhe jetojnë me sëmundje të cilat shkaktohen nga duhani, transmeton Gazeta Metro.

Duhani është shkaktari më i madh i kancerit në mushkëri, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe lloje të tjera të kancerit. Ndër të tjera, pirja e duhanit e dëmton zemrën, e rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të të pësuarit sulm në zemër apo në tru. Personat që pinë duhan duket se janë dyfish më të prirë ta humbin shikimin.

Duhani përmban mbi 7,000 kimikale të rrezikshme të cilat, sipas ekspertëve, mund të shkaktojnë uveitis – një sëmundje e cila shkakton inflamacion të shtresës së mesme të syrit. Nëse nuk trajtohet, uveitis-i mund të kalojë në sëmundje më serioze si katarakti, degjenerimi makular, glaukoma e deri në verbërim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME