Categories Lajme

S’ka më lëvizje të lirë me Italinë, hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID! Kategoritë që lejohen të udhëtojnë

TIRANË-Ashtu siç ishte paralajmëruar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti COVID dhe kufizimet e udhëtimit nga Shqipëria në drejtim të vendit matanë Adriatikut

Në një vendim të marrë më datë 22 tetor të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për udhëtime jo esenciale. Pra, nga dita e sotme askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.

Shqipëria nuk është më në listën D të Italisë dhe kemi kaluar në listën E, duke e bërë më të vështirë udhëtimin mes dy vendeve. Ky vendim do të jetë dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Vendimi vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.

Disa kategori mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:

-motive pune, -motive shëndeti, -motive studimi, -motive urgjence,

-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, -familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, -sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimiditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME