Categories Lajme

S’ka sportele pas 2022/ Rama: S’do dëgjoni më nga administrata ‘më ka vdekur vjehrra për herën e 29’

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga viti 2022 nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime, por të gjitha do të jenë online. E për ta thjeshtuar këtë, ai tha një shembull se si do të funksionojë.

“Për shembull, do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua, qytetarët do të jenë përballë, nuk do kenë qytetarë që bëjnë sikur u dhemb koka, nuk do bëjnë sikur i ka vdekur vjehrra për herën e 29 herë, që kuptohet se duhet t’i japësh më lekë, dhe nuk do i bien në qafë vjehrrës duke i thënë qytetarit se nuk do të ta bëjë këtë punë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kreu i qeverisë vuri theksin tek lehtësitë që kanë sjellë shërbimet online për qytetarët. Rama tha se ligji i ri për Bashkëqeverisjen është i rëndësishëm pasi për herë të parë qytetarët mund të kërkojnë llogari për shërbimin.

“Pse ligji i ri është i rëndësishëm? Në këtë fazë të parë është e domosdoshme që ne tu japim qytetarëve në dorë mundësinë që të kërkojnë hesap për shërbimet.

Një nga më problematikët është shërbimi për pronën. Por sot, çdokush mund të bëjë aplikimin për legalizim pa shkuar fare te Kadastra dhe në bazë të afatit të presë përgjigje. Edhe hipoteka të vinë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike se është një proces që kërkon plotësim, që do të thotë regjistrim dixhital i çdonjërës prej miliona pronash, por është plotësisht e mundur që në momentin ke bërë aplikimin nga shtëpia dhe s’ke nevojë për mik dhe ke afatin e marrjes së përgjigjes, në atë moment ti ke në dorë me ligj një mekanizëm që e vë menjëherë në lëvizje administratën për të kthyer përgjigje.

Platforma e bashkëqeverisjes bën të mundur që çdo mosveprim nga ana e administratës dhe çdo mosreagim në kohë të lërë gjurmën e vet. por nëse deri dje kjo ishte një çështje që i mbetej thjesht qytetarit, sot menjëherë vë në veprim mekanizmin e kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet si përgjegjësi e administratës. Dhe ligji i ri përcakton sanksione financiare.

Është një arsye tjetër që ne duam ta bëjmë këtë proces sensibilizimi për ligjin e ri se shumëkush nuk e shfrytëzon. Që është se nuk ka më detyrim, qytetari të plotësojë dosje për një kërkesë të vetme. Sot qytetari nuk e ka më këtë detyrim, për të gjitha dokumentat që lëshohen nga shteti. Bën kërkesën, aplikon pa dalë nga shtëpia fare.  

E ke në dorë të vësh alarmin me ligj. Është e drejta jote me ligj. Jo vetëm që ti do marrsh të drejtën për atë shërbim që ke kërkuar por po me ligj personat dhe zyrat përgjegjëse sanksionohen financiarisht për dëmin që të kanë shkaktuar ”, deklaroi kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME