Një incident i rëndë është shënuar para ndeshjes së AEK dhe Ajax e vlefshme për Champions League. Ndeshja përfundoi 0-2 për skuadrën holandeze por para se të fillojë ndeshja janë plagosur shumë tifozë të tyre.
Në distancë mes tifozerisë ka filluar një sherr verbal ndërsa ata të AEK kanë filluar të hedhin flakandantë në drejtim të tifozëve holandez, ndërsa në një moment pranë tyre ka shpërthyer edhe një bombë molotov por për fat nuk ka prekur asnjë nga tifozët, por skandali më i madh është se kjo skenë ndodh para syve të Forcave Speciale, të cilët nuk reagojnë aspak.
Ndërkohë 8 tifozë të Ajax janë gjakosur në kokë dhe fytyrë si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia me shkop gome.
Sipas lajmeve të shpërndara në mediat në të gjithë Europën mësohet se brenda tifozëve të Ajax janë infiltruar edhe ultras të Panathinaikos, ekip grek që njihet për rivalitetin e egër me ata të AEK.