Categories Lajme

Skandali i CEZ drejt Kushtetueses/ Dy ish-drejtuesit kërkojnë pushimin e akuzës, avokati: Marrëveshja e 2014 u jep imunitet

Akuza për mashtrim me pasoja të rënda dhe procesi për skandalin me borxhet e CEZ në ngarkim të dy ish drejtuesve të Cez Josef Hysek dhe Jan Ivan nisur nga Prokuroria e Tiranës rrezikon të shfryhet  në një proces pa vendimarrje duke ju afruar parashkrimit të veprës penale.

Report Tv ka mësuar se mbrojtja e Hysek dhe Ivan ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës të pushojë akuzën pasi klientët e tyre pretendojnë qe kanë imunitet penal për shkak të një marrëveshje që shteti shqiptarë ka bërë me CEZ për ta zgjidhur me pajtim çështjen mes tyre në vitin 2014.

Sigurohen një kopje të pretendimeve të mbrojtjes ku siç dhe shihni në këtë faksimile ish kryeprokurori Arben Rakipi sot avokat i Hysek thotë se “ Në nenin 12 te Marrëveshje mes shteti shqiptare dhe CEZ është e parashikuar shprehimisht se pala shqiptare secila veçmas dhe bashkërisht i garantojnë Palëve CEZ se në datën e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nuk ka ndonjë procedim në proces dhe nuk ekzistojnë baza dhe nuk ka fakte që janë të njohura për secilin prej palëve shqiptare, në bazë të informacionit në dispozicion të tyre në kohën e lidhjes së kësaj marrëveshje të cilin ato e kanë të mundur të nxjerrin sipas ligjit, pasi të jenë bërë kërkimet e duhura, që do të rezultonin në fillimin e ndonjë procedimi qëllimi i të cilit do të ishte kërkimi i përgjegjësisë penale në republikën e Shqipërisë kundër punonjësve të CEZ, degëve ose të punësuarve të tyre, lidhur me ndonjë çështje që lidhet me ndonjë procedim përkatës.

E pikërisht kjo marrëveshje sipas mbrojtjes së Hysek e Ivan “një prej elementëve, është edhe ideja e “imunitetit nga ndjekja penale” që u është rezervuar pa emër, pa dijeni, për kë do të shkonte një veprim i tillë, në këtë rast klientëve tanë” thonë ata.

E teksa ky proces është drejt fundit në Gjykatën e Tiranës me gjyqtarë Sokol Tonën Report Tv ka mësuar se për të argumentuar ligjshmërinë e këtij pretendimi Dhoma Penale Tiranë do ti drejtohet gjykatës kushtetuese për interpretim.

Gjykata kushtetuese ende nuk është funksionale e deri në ngritjen e saj në shumë çështje që janë në pritje do të shtohet edhe dosja CEZ. Kur kanë kaluar 3 vite ndaj ky hetim e deri në funksionimin e gjykatës kushtetuese cila nuk funksionon dosja e skandalit me borxhet e CEZ do të shfryhet duke u zvarritur nga njëra gjykatë në tjetrën për interpretim ligjor. Duke pritur koha e gjate te drejtësia, skandali e miliarda te humbura mund te përfundim me një parashkrim dhe rrjedhimisht pa asnjë të dënuar.

Pjesë nga kërkesa e avokatëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME