Categories Sport

Skandali i “Pandora Papers/ Përfshihen edhe emri i trajnerit të Italisë

“Pandora Papers” vazhdon të prodhojë emra të rëndësishëm të botës së sportit të përfshirë në pastrimin ose fshehjen e parave. Në listën e emrave janë shtuar dhe ai i trajnerit të Italisë, Roberto Mançini dhe pjesëtarit të stafit të tij, Xhanluka Viali. Lajmi është bërë me dije nga revista “l’Espresso”.

Emri i Mançinit shfaqet në disa dokumente ku tregohet se ai është aksionar i shoqërisë “Bastian Asset Holdings”, me seli në Ishujt Virxhin. Por Mançini nuk është i vetëm në këtë listë. Në krah të tij është edhe Viali, që është gjithashtu dhe krah tij në kombëtaren italiane. Dy miqtë duket se kanë mjaft gjëra të përbashkëta, mes të cilave edhe përfshirjen në “Pandora Papers”. Viali nga ana e tij është regjistruar ose figuron si pronar i një tjetër shoqërie “Crewborn Holdings”, një shoqëri që gjithashtu është regjistruar në Ishujt Virxhin.

Sipas revistës italiane në fjalë, trajneri aktual i Italisë i kishte kërkuar një shoqërie italiane që ta ndihmonte në çështjet fiskale për të rregulluar pozitën e tij në lidhje me autoritetet fiskale në Itali. Sipas dokumenteve të bëra publike, shoqëria e re e krijuar nga Mançini në Karaibe ishte pronare e një avioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME