Categories Lajme

Video\ Skandali/ Komshiu i tregon organin gjenital të moshuarës në Vlorë, dyshon se e spiunon për therjet e kafshëve pa leje

Një e moshuar nga Vlora dhunohet psikologjikisht nga komshiu i saj. Ajo u tregon gazetarëve të “Fiks Fare” se arsyeja që komshiu e bën këtë është sepse ai mendon se e spiunojnë për therje të kafshëve pa licencë.

Komshiu sipas zonjës i bën presion psikologjik duke e shantazhuar se i ka xhiruar me burrin në dhomë të gjumit dhe do i nxjerr në internet. Por dhuna psikologjike vazhdon edhe më tej duke i treguar organin gjenital sa herë e sheh të moshuarën përballë dhe e shantazhon për lidhje jashtë martesore.

E moshuara është mbi 60 vjeç dhe e përlotur kërkon ndihmën e Fiksit pasi ka denoncuar edhe në polici rastin, por asgjë nuk bëhet.”Ku të shkoj e të mbytem?” thotë e moshuara.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqanin ku zotëria tregton mishin e therur. Ai pranon se kafshët që therë i tregton në dyqan dhe vulën e vendos vetë jo veterineri. Madje bashkëpunëtorëve të Fiksit ju thotë se qengjin mund t’jua therë aty në moment dhe mishin t’jua jap të freskët.

Zonja e moshuar i drejtohet sërish Komisiariatit të Policisë Vlorë. Efektivi i policisë i thotë “ju jeni rast unik në Vlorë. Pavarësisht se keni bërë 18 kallzime policia nuk ka çfarë të bëjë”. Ai rrëfen gjithashtu se bashkëshortja e komshiut kur thërritet në polici në deklaratën e saj fajëson pikërisht burrin e saj për dhunimin psikologjik kundrejt të moshuarës.

Efektivi i policisë i thotë të moshuarës se janë lodhur me çështjen e tyre, dhe se të ishte çështje e tij personale do e kishte mbytur në hu komshiun. Por duke qenë në vendin e tij të punës po i flet në bazë të ligjit. Sipas efektivit të policisë këtë rast duhet ta zgjidh prokuroria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME