Categories Lajme

Skandali me energjinë, kompanitë e blenë nga KESH me 11 lekë dhe e shitën me 61 lekë

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike mbetet nga institucionet që pak kush di për veprimtarinë e tij. Madje dhe kur vjen fjala për kontrollin dhe auditimin, institucionet përkatëse pengohen. Në vitin 2018, KLSH ka nisur një auditim në institucion, madje raportohet dhe për dëme që shkaktohen nga vendimmarrja e bordit, por sërish heshtje.

Në atë kohë ekspertët e KLSH-së nuk janë lejuar që të kryejnë detyrën, ndaj dhe institucioni i cili kujdeset për të mos lejuar abuzimet e ka dërguar çështjen në prokurori ku palët, sipas kësaj shkrese të KLSH janë në gjykatë. Sipas KLSH, ky institucion nuk ka arritur dot të kryejë auditimin si pasojë e veprimeve të paligjshme të kryetarit të ERE dhe për këtë çështja është në pritje të shqyrtimit të rekursit në Gjykatë të Lartë.

Në raportin e KLSH të vitit 2018, pasqyrohen pikërisht këto shkelje ku 5 kompani kanë përfituar energji me çmim të ulët nga KESH dhe e shesin me vlerë shumë më të lartë.

Energjia blihet nga Shoqëria “KESH” SHA me çmim në vlerat 11.11 deri në 61.14 euro dhe i shitet shoqërisë “OSHEE” SHA në vlerën 56.6 deri në 95.5 euro, me një dëm pa mundësi arkëtimi në vlerën 377,755 mijë lekë ose 2,831,747 euro. Në fushën e prokurimeve publike kap vlerën 99,345 mijë lekë ose 744,718 euro, shkaktuar si rrjedhojë rëndimit padrejtësisht kostos së investimit dhe zbatimit të kontratave të prokurimit për punët civile. Pavarësisht raportit i cili gjendet lehtësisht në faqen e Parlamentit shqiptar, ERE pretendon se KLSH nuk mund të ushtrojë audit mbi to.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME