Categories Lajme

Motori del nga rruga në Berat, drejtuesi merr plagë të shumta

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Berat. Një motoçikletë, që ka qënë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrrollin dhe është shembur në rrugë. Motorri fillimisht është përplasur me bordurën anësore të rrugës,e cila fatmirësisht ka shmangur edhe rënien e motoçikletës në kanal. Më pas motorri është përplasur në asfalt dhe drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të shumta në kokë e trup. 35-vjeçari Klodjan Mile është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur dinamikën e tij. Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar drejtuesi i motorrit dhe lagështira në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME