Categories Lajme

Skema 3D/ Punonte natën si taksist, si humbi jetën në aksident efektivi i burgjeve

Prej gati 20 vitesh, Luan Cenollari punonte si efektiv i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve. Jashtë orarit të shërbimit, në orët e vona të natës, 58-vjeçari punonte taksi për të siguruar më shumë të ardhura për familjen. Në orën 3:30 të mëngjesit ai u përplas për v dekje bashkë me fqinjin e tij Ali Bejo, 59-vjeç të cilin po e dërgonte në spital pasi nuk ndihej mirë. Ata po lëviznin nga zona e Inxhinierisë së Ndërtimit drejt qendrës ku në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, u pret rrugën një mjet Citroen që vinte nga pallati me shigjeta në drejtim të qendrës.

Mësohet se 30-vjeçar Emirjan Doko kishte ardhur nga Kurbini duke thyer orën policore. E për të mos mjaftuar kjo, u konstatua në gjendje të dehur dhe lëvizte me shpejtësi tej normave si dhe ishte futur në kryqëzim me semafor të kuq. Në makinë, policia i gjeti atij një a rmë tip p ushkë automatike, dhe në trup një t hikë. Policia nuk e ka marrë ende në pyetje shkak se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e T raumës.

Dokos i është komunikuar urdhër arresti. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, armëmbajtja pa leje. Hetuesit dyshojnë se duke u nisur nga fakti se ka qenë i armatosur, mund të jetë përfshirë në ndonjë konflikt.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME