Categories Lajme

Skema e pensionit në rrezik/ Mbi 1.1 milionë shqiptarë do jenë të moshuar në 2070

Gati një në dy shqiptarë në vitin 2070 do të jetë mbi 65 vjeç. Nga më pak se 447 mijë aktualisht, numri të moshuarve pritet të arrijë në mbi 1.1 milionë. Sipas parashikimeve të zymta të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të moshuarit mbi 65 vjeç në 2070-n, do të përbëjnë 40 për qind të totalit të popullsisë nga 16.2 për qind aktualisht.

“Kjo do të thotë që skema e pensioneve do të shkojë edhe më tej në vështirësi. Nëse nuk do merren masa konkrete, skema do të shkojë drejt rënies pa kthim. Nëse ne në 2020-n ne kishim 1.4 kontribuues për 1 përfitues, treguesi ra në 1.17 kontribuues për një përfitues në marsin e vitit 2022”, tha Klodian Muço, ekspert për ekonominë.

Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ka bërë që mosha mesatare në vend të zgjerohet, duke u rritur me 3.8 vite vetëm në harkun e viteve 2015-2023.

Në kushtet që zhvillimet demografike nuk po përcjellin ndonjë shenjë optimizmi, Ministria e Financave është duke rishikuar skemën e pensioneve. Kjo me qëllim për të shmangur një kolaps të mundshëm të saj.

“Që të rishikohet skema duhet që o të rritesh vitet e punës për dalën në pension, politikë kjo që do të ngjallte reagim në popullatë, ose të rritës kostot. Pra të rritësh kontributet duke ia ngarkuar këtë barrë biznesit dhe administratës publike nëpërmjet rritjes së pagave”, shtoi Muço.

Bashkë me shtimin e të moshuarve, FMN parashikon se për shkak të uljes së viteve të kontributeve, së afërmi shumë shqiptarë do të mbesin pa pension. Të dhënat tregojnë se për të dalë në pension vitin e shkuar duheshin 37.5 vite punë, po mesatarisht të moshuarit patën vetëm 27 vite me sigurime.

Në raport me 2012-n, ata që dalin në pension kanë 7.7 vite më pak kontribute të paguara. Kjo do të thotë që pjesa më e madhe e tyre arrijnë të përfitojnë vetëm pension të pjesshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME