Categories Lajme

Skema kombëtare/ Arbeni u financua, dyfishoi prodhimin e qumështit

Përmes skemës kombëtare të mbështetjes, Qeveria shqiptare po nxit blegtorët për të rritur tufat e tyre, në mënyrë që të sigurohet lënda e parë për baxhot e përpunimit të qumështit.

Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u ndal në Çarshovë të Përmetit, duke sjellë një tjetër shembull të punës dhe të suksesit falë edhe mbështetjes së AZHBR.

Arbeni la Greqinë shumë vite më parë për të ngritur baxhon e prodhimeve të qumështit në vendlindje, ku sot shitjet janë rritur aq shumë, sa nevoja për lëndë të parë e ka çuar deri tek blegtorët e Leskovikut, të cilëve u mbledh qumështin duke siguruar treg edhe për ata Ai është financuar me fondet e buxhetit të shtetit për pajisjet në baxho dhe enët e posaçme të mbajtjes së qumështit që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e produktit.

Arbeni thotë se e nisi punën në baxhone tij me 5-6 kv qumësht në ditë, ndërsa sot ai e ka dyfishuar këtë sasi duke vajtur në 12 kv qumësht. Ai ka përfituar financim edhe për blerjen e mbi 20 bidonave të transportit të qumështit nga blegtorët, çka rrit sigurinë e këtij produkti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME