Categories Lajme

Skema Kombëtare financon 5 mijë fermerë/ Kote: Subvencionet për blegtorinë edhe për tre vitet e tjera

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote u shpreh për ATSH-në se, “Skema Kombëtare e mbështetjes për Bujqësinë do të subvencionojë me prioritet blegtorinë edhe për tre vitet e tjera në vijim”. “Qëllimi ynë është që të ndihmojmë fermerët, të rriten vit pas viti në mënyrë që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm edhe të sektorit të blegtorisë, i cili nuk është ende në nivelin e bujqësisë, për vetë natyrën vështirë që është ky sektor”, – tha Kote. Sipas tij, Skema Kombëtare e këtij viti e fokusoi financimin më të madh nga buxheti i shtetit në rreth 70% të totalit për blegtorinë, me qëllim që krijojmë një moment të ri të ngritjes së këtij sektori.

Në rang vendi këtë vit kanë përfituar mbështetje me subvencione rreth 5 mijë fermerë. Subvencionet këtë vit, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele ose dhi, ishin në vlerën 1 200 lekë të reja për krerë. Ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, ishin në vlerën 10 mijë lekë të reja për krerë. Fermerët i bënë aplikimet online përmes portalit e-Albania me zero dokumente. Në sektorin e blegtorisë vitet e fundit janë krijuar fermat e mëdha blegtorale të cilat janë të organizuara si biznese dhe mbështetja me subvencione synon t’i forcojë këto sipërmarrje në zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME