Categories Politike

Meta vlerëson ambasadoren franceze Christina Vasak me titullin e lartë

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj. Christina Vasak me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”. Diplomates franceze, ky vlerësim iu akordua me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, si dhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë dhe mbështetjen e vyer në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”.

Në ceremoninë e dekorimit, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Avokati i Popullit, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile, artistë e intelektualë të shquar, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.

“Kam kënaqësinë e veçantë të organizoj sot këtë ceremoni për një mike të veçantë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.Ambasadore Vasak nuk ka shumë nevojë për prezantime, pasi ajo është e njohur për publikun shqiptar por dhe në mjedisin diplomatik në Tiranë, si një zonjë e nderuar dhe e pajisur me mirësinë dhe fisnikërinë e qytetarisë franceze, sigurisht dhe asaj europiane, por edhe si një profesioniste e klasit më të lartë.

Znj.Vasak erdhi në Shqipëri pas disa postesh të rëndësishme në trupin diplomatik francez dhe organizata ndërkombëtare, me një përvojë të gjatë në diplomaci, dëshmi e rëndësisë që vendi i saj i jep marrëdhënieve me Shqipërinë, për çka ne i jemi shumë mirënjohës autoriteteve më të larta të Francës.

Marrëdhëniet historike e tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Francës kanë rëndësi shumë të madhe për ne, në mënyrë të veçantë në këtë periudhë, edhe për vetë peshën e Francës në Bashkimin Europian, por edhe për synimet strategjike të vendit tonë për t’u bërë pjesë e Europës së bashkuar. Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj. Christina Vasak me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Diplomates franceze, ky vlerësim iu akordua me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, si dhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë dhe mbështetjen e vyer në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”.

Në ceremoninë e dekorimit, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Avokati i Popullit, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile, artistë e intelektualë të shquar, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.

“Kam kënaqësinë e veçantë të organizoj sot këtë ceremoni për një mike të veçantë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.Ambasadore Vasak nuk ka shumë nevojë për prezantime, pasi ajo është e njohur për publikun shqiptar por dhe në mjedisin diplomatik në Tiranë, si një zonjë e nderuar dhe e pajisur me mirësinë dhe fisnikërinë e qytetarisë franceze, sigurisht dhe asaj europiane, por edhe si një profesioniste e klasit më të lartë.

Znj.Vasak erdhi në Shqipëri pas disa postesh të rëndësishme në trupin diplomatik francez dhe organizata ndërkombëtare, me një përvojë të gjatë në diplomaci, dëshmi e rëndësisë që vendi i saj i jep marrëdhënieve me Shqipërinë, për çka ne i jemi shumë mirënjohës autoriteteve më të larta të Francës.

Marrëdhëniet historike e tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Francës kanë rëndësi shumë të madhe për ne, në mënyrë të veçantë në këtë periudhë, edhe për vetë peshën e Francës në Bashkimin Europian, por edhe për synimet strategjike të vendit tonë për t’u bërë pjesë e Europës së bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME