Categories Lajme

“S’kemi nevojë të panikojmë e të marrim grushte me ilaçe”, mjeku Alimehmeti flet për situatën me Covid në vend: Ky dimër do jetë më i lehtë

Mjeku epidemiolog dhe njëkohësisht lektor në Universitetin e Mjekësisë Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” foli për protestën e pedagogëve për rritjen e pagave të tyre dhe situatën me virusin COVID-19 në vend.

I pyetur për protestën e pedagogëve Alimehmeti u shpreh se ajo nuk është vetëm e tyre por e gjithë stafit të universiteteve. Sipas tij organizimi nisi si shkak i mos marrjes së një përgjigje nga institucionet e qeverisë pas një kërkese drejtuar këtyre të fundit. “Pagat nuk janë rritur që nga viti 2004. Jemi në nivelin më të ulët në rajon”, tha Alimehmeti teksa deklaroi se të dëmtuarit në fund të këtij zinxhiri do të jenë studentët dhe të rinjtë.

Për sa i përket situatës me COVID në vend, mjeku epidemiolog tha se sëmundja është duke kaluar në familjen e gripit dhe se ky dimër do të jetë më i lehtë se i kaluari për sa i përket situatës me virozat. Alimehmeti po ashtu u shpreh se mundësitë që COVID të rikthehet në jetët e qytetarëve janë të vogla por asnjëherë zero, ndërsa shtrimet në spitale janë ulur masivisht muajt e fundit.

Protesta e pedaogëve

 

 

“Protesta nuk është vetëm e pedagogëve por gjithë punonjësve të universiteteve. Kjo ka nisur nga sindikata e punonjësve. Nuk ishte një protestë e thjeshtë, kishte një peticion dhe një kërkesë që u refuzua, pra kishte një paralajmërim në rast se nuk merret përgjigjje për atë kërkesë. Organizatorët kanë kërkuar edhe një paralajmërim tjetër në 5 tetor, pak ditë para nisjes së mësimit zyrtarisht në universitete. Pa arsim nuk ka shoqëri, është baza. Nëse nuk mbështetet fidani i ri për tu rritur, do rritet keq, më i shtrembër, etj. I pari vjen arsimi, është e vetmja mënyrë që të ecim përpara.  Nuk dhamë ultimatume, por ishte një protestë normale. Pagat nuk janë rritur që nga viti 2004. Jemi në nivelin më të ulët në rajon, edhe më të ulëta se Kosova”, tha ai.

Situata e COVID-19 në vend

“Sëmundja ka mundësi të kthehet në mënyrë më të rëndë. Mundësitë janë të vogla por ekzistojnë. Valë pas vale kurba e vdekjes është ulur dhe i jemi afruar konceptit të gripit. Kemi një nënvariant shumë më pak agresiv se variantet e tjera. Imuniteti kolektiv është po ashtu një arsye. E treta, kemi mësuar edhe si të sillemi. Nuk kemi nevojë të panikojmë e të marrim grushta me ilaçe. Kjo sjell dhe mos ngarkesën e spitaleve dhe mjekët kanë protokolle më të sakta. Gjatë korrikut patëm rreth 30 shtrime në spital. Gjatë gushtit ishim rreth 15 dhe tani në shtator po bien edhe më shumë. Kështu i jemi drejtuar edhe rrugës që do bëjë ky virus drejt familjes së gripit. Ky dimër do jetë më i lehtë se vjet”, u shpreh Alimehmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME