Categories Sport

Skënderbeu solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti

Solidariteti për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit ka qënë tepër i madh. Klubet sportive janë ato më aktive, ku të shumta kanë qënë donacionet e grumbulluara dhe të dërguara për familjet e prekura.
Skënderbeu është njëri prej tyre, me klubin korçar që ka vendosur të dhurojë të gjithë fitimet e ndeshjes së javës së 15-të ndaj Vllaznisë.

“Klubi i Futbollit “Skënderbeu” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 15-të ndaj Vllaznisë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.Bëjmë thirrje tifozavë bardhekuq dhe komunitetit sportdashës të ndihmojnë dhe kontribojnë sadopak për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Detajet e shitjes së biletave do të publikohen një moment të 2-të! Të gjithë bashkë #përShqipërinë,” thuhet në njoftimin e klubit korçar.  Sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë ishte programuar për tu luajtur më 4 dhjetor, por gjasat janë që të zhvillohet në një tjetër datë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME