Categories Lajme

“S’kishte pirë ilaçet”/ Arrestohet 17 vjeçari që plagosi shokun! Gjyshja me lot në sy: Atë kemi o të keqen, është i sëmurë

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së 17 vjeçarit në Cakran të Fierit. Ai akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, ndërkohë që sherri mes tyre nisi për shpëndarjen e disa fotove në Snapchat.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje me mjet prerës (thikë), në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, H. Xh., 17 vjeç, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.   Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia

Siç bën me dije gazetarja e Klan News Anila Sefa, babai i 17 vjeçarit ka shkuar në spital për t’u kërkuar ndjesë familjarëve dhe të miturit. Ai ka pohuar se djali i tij është i sëmurë. Të njëjtin version ka dhënë edhe gjyshja e autorit. Me lot në sy, ajo thotë se i mituri është trajtuar me ilaçe që kur ishte 5 vjeç, pasi kishte frikë.

“Ai ka qenë i sëmurë, trembej. E trembte e ëma, i thoshte të hëngërt kukuvajka! Edhe i çonte edhe dragonj, ai trembej në gjumë e kë të kapte sa mezi e përmendnim. Ishte 6 vjeç atëherë e deri sot, e vizituam, i dhamë kokrra. Nuk i piu, i tha një shok mos i pi. Trembej more vëlla, trembej! U pre ajo frika që piu kokrrat dhe u stabilizua. I tha një shok i shkollës mos t’i pijë, nuk i piu më. Ata atë ditë e kishin thirrur, dhe dy, tre ata cakranjozët.

Hajde të të shikojmë telefonin. Kishte vajtur, 6 veta ata, një ky. Ja kishin marrë telefonin, këtë e kam personale kishte thënë djali. Ai e kishte qëlluar me shkelma, ai djali që u vra. E kështu, çfarë të të thotë nëna! Nuk e dëgjonte të atin, pije të keqen babi. Ne donim firmën e nuses që ta vizitonim në Greqi, po ajo nuk e dha firmën. Ne atë kemi o të keqen nëna, mos na pyet se çfarë na ka gjetur!”, u shpreh e moshuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME